Man City ‘poker’ Arsenalit, londinezët rrezikojnë kreun
Përballja e zhvilluar në ‘Etihad’ mes Mancester Sitit dhe Arsenalit nuk ka zhgënjyer, ndërsa ka rezultuar spektakolare me 5 gola të shënuar. Ishin ‘the citizens’ ata të cilët triumfuan në fund duke tundur 4 herë rrjetën e portierit Ramsdeil, me këta të fundit që po shkojnë hap pas hapidrejt krizës. Prej 4 përballjesh skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta nuk fiton në kampionat, gjë që shuan dalëngadalë shpresat për fitimin e titullit kampion.
MAncester Siti ishte me dominues përgjatë 90 minutave, duke gjetur golin e parë me mesfushorin belg De Brojn. Në minutën e fundit të pjesës së parë, vendësit do të dyfishonin avantazhin me qendërmbrojtësin Stons. Minutat në vijim folën sërish vetëm për Mancester Sitin, që vrau sfidën me Kevind De Brojn në minutën e 54’ i shërbyer nga Haland.
Holding rihapi sfidën, duke shënuar golin e vetëm për Arsenalin, por që nuk shërbeu për asgjë, pas do të ishte bomber norvegjez Haland që do të vuloste fitoren 4-1, si dhe golin numër 33 në kampionat. Me këtë rezultat gara për titullin është rihapur, me londinezët që janë vetëm 2 pikë para ‘the citizens’, ndërsa këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më pak. Në përballjet e tjera, Liverpuli mposhti Uest Hemin, ndërsa Çelsi u mposht nga Brentford dhe kjo është disfata e tretë radhazi.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta