Dita e Pavarësisë, Sekretari Pompeo: SHBA aleate e palëkundur e Shqipërisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë një deklaratë në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ku thekson se këtë vit festohet me vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.
“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.
Deklaratë e Sekretarit të Shtetit Pompeo në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë | https://t.co/zvJcNiftD1 ???? pic.twitter.com/jGRMA4e1RJ
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 28, 2020
Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqenie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, thuhet në deklaratën e z. Pompeo të shpërndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Urim për 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. “Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur Shqipërinë të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, shprehet znj. Kim.
“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur ?? të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/QB0Wzj7c3r
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 28, 2020
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni