Ligji që ndalon përdorimin e imazheve të policisë, protesta në Francë
Me qindra mijëra njerëz protestuan në Nantes në Francë kundër një ligji të propozuar që synon të frenojë mundësitë e gazetarëve për të shfaqur imazhe të oficerëve të policisë gjatë punës së tyre. Dhjetëra policë ishin të pranishëm, pasi Nantes ka qenë shpesh herë një pikë e nxehtë përplasjeve midis policisë dhe protestuesve.
Projektligji, i cili do ta cilësojë vepër penale qarkullimin e imazheve të oficerëve të policie në rrethana të caktuara, kaloi të martën hapin e parë duke u votuar në dhomën e ulët në Parlamentin e Francës. Projektligji kaloi pavarësisht protestave nga aktivistët e të drejtave dhe gazetarët.
Kundërshtarët thonë se ligji do të pengonte lirinë e gazetarëve për të raportuar mbi ngjarjet publike dhe do ta bënte më të vështirë përcaktimin e zyrtarëve përgjegjës nëse ata përdorin forcë të tepruar. Mbështetësit thonë se ligji i planifikuar është krijuar për të mbrojtur oficerët dhe familjet e tyre nga të qenurit të kontrolluar në internet dhe të ngacmuar ose sulmuar kur janë jashtë detyrës.
Sipas parashikimit, kushdo që dënohet për qarkullimin e imazhit të një oficeri policie me qëllimin për t’i dëmtuar mund të burgoset për një vit dhe të gjobitet 45,000 euro (53,450 dollarë. Zyra e kryeministrit në një deklaratë tha se qeveria synonte të krijonte një komision të pavarur të ngarkuar me propozimin e një versioni të ri të projekt-ligjit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet