3 gazetare në gjyq në Iran, akuzohen për “propagandë kundër sistemit”
Tre gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei, Mehrnoush Zarei dhe Nasim Soltanbeigi – janë thirrur ndarazi në Gjykatën e Evin-it në Moghaddasi me akuzën se raportimet e tyre prodhuan “propagandë kundër sistemit”.
Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA raportoi të enjten, më 27 prill, se gazetaret morën ftesa të veçanta, ku u kërkohej të paraqiteshin brenda pesë ditëve në gjykatë, për ta paraqitur mbrojtjen e tyre kundër akuzave të ngritura ndaj tyre.
Këto ftesa për paraqitje në gjyq vijnë në një kohë kur është shtuar kontrolli mbi gazetarët në Iran, përderisa autoritetet po përpiqen ta kontrollojnë shpërndarjen e informacionit mes protestave të shumta për çështje të ndryshme, si: kushtet e jetesës, pagat dhe mungesa e të drejtave dhe lirive, shkruan REL.
Një raport nga Shoqata e Gazetarëve të Teheranit tregoi se që kur protestat mbarëkombëtare u intensifikuan pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares, Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim policor për një shkelje të supozuar të rregullave për hixhabin, rreth 70 gazetarë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë thirrur të paraqiten në gjyq.
Në aktakuzat kundër Shafieit, Zareit dhe Soltanbeigi, qeveria iraniane ka përmendur artikujt dhe shkrimet e tyre si dëshmi se kanë prodhuar “propagandë kundër sistemit”. Ato mohojnë këto akuza.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset