“Konflikti i Nikulajve dihej”, Gjin Marku: Nuk u bë asgjë për të pajtuar gjakrat
Kreu i pajtimit të gjaqeve, Gjin Marku i ftuar në Euronews Albania tha se rasti i gjakmarrjes mes familjes së Ardian Nikulajt dhe familjes Lekstakaj, ka qenë një rast i ditur, por nuk është bërë asgjë për t’i pajtuar.
Sipas tij, çështja e gjakmarrjes mes dy fiseve është lënë mënjan dhe Ardian Nikulaj nuk e ka pritur që kjo gjë të ndodhte pasi nuk e ka ditur se si ishte situata në fisin tjetër.
“Në bisedat me misionarë të ndryshëm, e kemi pasur si precedent mes familjeve që janë në konflikte të regjistruara në komunitetin e pajtimit ndërkombëtar, por nuk kemi pasur një procedurë se si është vepruar me familjet apo kush mund të ketë ndërhyrë.
Por mesa vihet re ashtu sikurse në shumë raste të tjera, mendoj se ai ka qëndruar shumë i qetë dhe nuk e ka pritur sepse nuk e ka ditur se çka qenë duke bërë pala tjetër. Prandaj unë u them të gjithë atyre që kanë të tilla probleme se nuk duhet të humbasin kontaktet si me njerëzit që kanë kontakte me hasmin edhe me palën pajtuese. kjo ngjarje është ditur por është lënë mënjanë”,-tha Gjin Marku.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet