Takimi i Brukselit, Kurti bisedoi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar
Kryeministri Albin Kurti ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicolas Abbott për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, si dhe takimin e javës së ardhshme në Bruksel.
Sipas komunikatës së Qeverisë, me diplomatin britanez është diskutuar edhe për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Mbajtja e zgjedhjeve në komunat veriore me 23 prill dhe takimin i radhës i nivelit të lartë politik në Bruksel me 2 maj, ishin po ashtu tema të bisedës. U theksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat kaluan pa incidente, por në anën tjetër edhe shqetësimi për kërcënimet, frikësimet dhe presionet që çuan në pjesëmarrje të ulët.
Sa i përket pritjeve nga takimi i javës së ardhshme në Bruksel, ai tha se pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi