Redi Shehu: Rama nuk synon fitoren, por ka në plan shkatërrimin e Berishës
Analisti Redi Shehu tha se Rama e ka fitoren të sigurt, por ai po tenton të futet në bastionet e djathta pasi plani i tij është të shkatërroj totalisht Sali Berishën dhe foltoren.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se Partia Socialiste nuk e ka të nevojshme të fitojë në Shkodër, pasi ajo nuk i sjell ndryshim në fitoren e përgjithshme por po premton atje investime të mëdha, pasi do që opozita të jetë totalisht e shkatërruar.
“Unë mendoj se Rama e ka të sigurt fitoren, por është një mision për ta shkatërruar totalisht foltoren dhe Sali Berishën. Për mendimin tim, ky është një koordinim përtej zotit Rama dhe mazhorancës.
Qëllimi, kur thuhet, po tentohet fuqishëm në Shkodër, atje po flitet për 200 mijë euro investime në një qytet që e ka emergjente investimin. Po tenton të futet në bastionet e Berishës për ta shkatërruar atë, se ai mund të mos futet dhe i fiton zgjedhjet, por do që të shkatërrojë nocionin Berisha, nocionin e foltores. Unë mendoj se nuk e bën vetë, ka edhe përtej tij”,-tha gazetari Redi Nushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta