12 të vdekur nga sulmi i raketave ruse në Ukrainë

28 Prill 2023 | 10:40

Rusia ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin, duke lënë të paktën 12 të vdekur.

Dhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët.

Dhe një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal.

Shpërthime u raportuan edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se blloku i apartamenteve ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan në Uman. Shërbimi shtetëror i shpëtimit tha se fëmija i vrarë në qytet ishte 10 vjeç dhe 11 persona të tjerë kishin nevojë për trajtim spitalor.

Zelensky tha se sulmet treguan se veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë.

“E keqja mund të ndalet me armë – mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.

21 nga 23 raketa dhe dy dronë sulmues u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026