Shtohen sulmet vdekjeprurëse, Moska bombardon me raketa-tokë ajër qytetin në Ukrainë
Moska ka ndërmarrë një sulm me raketa tokë-ajër gjatë gjatë natës së djeshme, duke lënë të vdekur të paktën një civil dhe plagosur disa të tjerë.
Trupat ruse shënjestruan Mikolajivin me katër raketa të llojit S-300, tha kreu i administratës rajonale ushtarake ukrainase, Vitaly Kim. Ai shtoi se të paktën një ndërtesë e lartë dhe dy shtëpi private u goditën nga sulmet.
“Armët me precizitet të lartë u përdorën për të sulmuar shtëpi private, një ndërtesë historike dhe një ndërtesë të lartë”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Deri më tani, ne dimë se një person ka vdekur dhe 23 janë plagosur, përfshirë një shtëpi”, shtoi ai.
Kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Sienkovych, tha se pas sulmit një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.
Rajoni i Mikolajivit në muajt e fundit ka qenë cak i sulmeve të shpeshta të Rusisë.
Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurtin e kaluar, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët, pavarësisht se ka prova që dëshmojnë të kundërtën.
Në rajonin e Donjeckut, luftimet e ashpra kanë vazhduar në vijën e frontit Bahmut- Avdijivka-Marjinka, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 27 prill.
“Sulmuesi ka përqendruar përpjekjet e tij sulmuese në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka, ku forcat e mbrojtjes ukrainase kanë zmbrapsur 54 sulme gjatë 24 orëve të fundit. Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Bahmut dhe Marjinka”, u tha në njoftimin ditor të ushtrisë ukrainase.
Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i komandës lindore të ushtrisë, tha se forcat ruse po e rrafshojnë Bahmutin, shkruan rel.
“Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për të parandaluar ushtarët tanë që t’i përdorin ato si fortifikime”, tha ai.
Më 26 prill, kreu i grupit famëkeq rus të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ushtria ukrainase ka të ngjarë që në fillim të muajit të ardhshëm të nisë kundërofensivën e saj pranverore.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë