Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.
Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani. Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë.
“Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”,-tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve.
“Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters”, dy lloje avionësh luftarakë, kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai.
Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.
Disa muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard. Këto tanke janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë