Pastronin paratë përmes tregtisë së floririt, akuza kërkon lënien në burg të grupit
Pastrim parash nëpërmjet tregtisë së floririt, Prokuroria Tiranë këkon ‘Arrest në burg’ për dy shtetas shqiptarë dhe dy shtetas italianë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetas shqiptarë dhe dy shtetas italianë të akuzuar për pastrim parash nëpërmjet tregtisë së floririt.
Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.
Nëpërmjet shoqërisë fiktive TIRANA-BULLION Sh.p.k me objekt tregtimin dhe eksportimin e floririt, bëheshin blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje fiktive me fatura tatimore ku qëllimi i vetëm ishte që nëpërmjet këtyre faturave të justifikoheshin transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona eurove nga Bankat Italiane në ato Shqiptare.
Këto transferta në dukje të justifikuara me anë të një faturimi të rregullt, pra duke i paraqitur si pagesa të blerjeve të floririt të përdorur, arrinin t’i shpëtonin kontrollit të agjencive mbikqyrëse në fushën e pastrimit të parave dhe sapo këto shuma mbërrinin në Shqipëri tërhiqeshin kesh dhe zhdukeshin.
“Për sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore, duke pasur parasysh vlerën e detyrimit tatimor të shmangur, vijimësinë e veprimtarisë së kundërligjshme, krijohet bindja e bazuar që personat e mësipërm kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.Penal.
Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale si dhe në Ligjin nr.9754 date 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” ndaj tyre u kërkua caktimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” sipas nenit 238 te K.pr.penale, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë”, njofton prokuroria e Tiranës.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta