Shtohen tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, dy shtetet dëbojnë ambasadorët
Mali i Zi ka dëbuar ambasadorin serb dhe Serbia ka replikuar me dëbimin e ambasadorit malazez, e gjithë kjo teksa tensionet mes dy vendeve rriten.
Qeveria pro-perëndimore në largim e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi”, si arsyen e veprimit dhe i kërkoi ambasadorit serb Vladimir Bozovic të largohej nga vendi.
Kjo kërkesë erdhi një ditë para inaugurimit të planifikuar të një qeverie të re, pro-serbe në Malin e Zi.
Ministria e Jashtme e Serbisë tha të shtunën se u përgjigj në një “mënyrë reciproke”.
Media e drejtuar nga shteti raportoi se ambasadorit malazez, Tarzan Millosheviç iu kërkua të linte Serbinë brenda 72 orësh.
Incidenti diplomatik shton marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis dy shteteve të Ballkanit që ishin pjesë e një vendi të përbashkët para se të bëhej referendumi i vitit 2006 që çoi në ndarjen e Malit të Zi.
Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë mes atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicional sllavë, Serbinë dhe Rusinë, dhe atyre që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur aleat me perëndimin.
Lexoni gjithashtu:
Mali i Zi nesër në zgjedhje, partia pro-perëndimore e Gjukanoviç përballë forcave pro-serbe
Meta, Rama dhe Basha apel shqiptarëve për bashkim: Dilni masivisht në zgjedhjet e Malit të Zi
Zgjedhjet në Malin e Zi, Cakaj: Mbështesni ‘Listën Shqiptare’ në këtë moment vendimtar
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.