Vrasja e Ridvan Hysenit në Shkodër, arrestohet një nga autorët e dyshuar
Gjatë mesnatës Policia e Shkodrës ka arrestuar Milkjor Gjokën, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Ridvan Hysenit (Ramazani).
Po kështu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë B. M. 49 vjeç dhe M.G 49-vjeçe për moskallëzim të krimit.
Ndërkohë në kërkim për vrasjen janë dy vëllezërit, Duel Mehmedaj dhe Hydajey Mehmedaj.
“Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në zonën e Dajçit në Shkodër pranë një karburanti, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Autorët e dyshuar, gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e Ridvanit dhe më pas dyshohet se ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Trupi i Hysenit u gjet i pajetë brenda një makine.
Edhe pse në vendin ku ndodhi vrasja ka pasur kamera sigurie, burime të policisë thanë se ato nuk kanë funksionuar në momentin e ngjarjes dhe nuk është regjistruar asgjë.
Viktima, Ridvan Hyseni ishte person me precedentë penalë dhe dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura që prej viteve 2008-2009 në Shkodër.
Lexoni gjithashtu:
Zbardhet vrasja në Shkodër, dyshohet për tre autorë, identifikohet njëri prej tyre
Ekzekutimi në Shkodër l Policia identifikon autorët e dyshuar, zbulohet motivi
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)