Avokati Beqiri: Berisha ka bashkëpunuar me funksionarë të PS për të vrarë Haklajt
Avokati Idajet Beqiri, ka lëshuar akuza të forta duke thënë se ish-kryeministri Sali Berisha ka bashkëpunuar me funksionarë të Partisë Socialiste për të vrarë vëllezërit Haklaj në Tropojë.
I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, avokati i familjes Haklaj nënvizoi se bashkëpunimi mes tyre erdhi pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt.
“Urdhrin për të vrarë Shkëlqim Haklajn e dha Saliu, e dha në miting. Pasi ia çuan të vdekur Shkëlqimin, domosdo do të kishte reagime nga krahu tjetër. Kur një gjë të tillë e bën ish-presidenti i Republikës dhe kur pastaj ai mblidhet te “Rogner” dhe mbledh organizatën kriminale duke futur dhe elementë nga PS, nga ata që kanë qenë në drejtim dhe u thotë do i shuajmë Haklajt, atëherë domosdo shteti është i fuqishëm. Berisha ka bashkëpunuar dhe me funksionarë të PS”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta