Dosja Tropoja, avokati zbërthen ligjin: Ja pse s’do ketë dënim penal, vetëm moral
Avokati Gent Rumano, foli në lidhje me ngjarjen e familjes Haklaj, që është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, ku ditën e djeshmje Aishe Haklaj dëshmoi për 12 orë në SPAK.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se Prokuroria kërkon që të zbardh ngjarjen në mënyrë që t’i tregohet opinionit publik se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Më tej ai nënvizoi se nëse do të zbardhet ngjarja nuk do të ketë të dënuar penalisht por vetëm moralisht.
“Fillimisht me paraqitjen e kallëzimit në vitin 2022, institucioni (SPAK) ka detyrimin që brenda 15 ditësh duhet të bëjë verifikimin e kallëzimit të paraqitur. Ne jemi në fazën që afati për të shqyrtuar kallëzimin e paraqitur është 15 ditë. Nëse brenda këtij afati, nga ana e prokurorisë nuk konstatohet që ka elementë të veprës penale, prokuroria bën mosfillimin e procedimit penal . Duke qenë se brenda këtij afati nuk është bërë ky veprim, prezumojmë faktin se precedimi penal është regjistruar.
Neni 66 thotë; nuk mund të bëhet ndjekje penale, kur nga kryerja e veprës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar 20 vjet. Këtu hyn në lojë ligji favorizues, që do të thotë, ndiqet penalisht me veprën penale që është kryer në atë kohë, por normalisht dënohesh me atë që është në fuqi në këtë kohë, ajo që ka dënimin më të përshtatshëm. Ajo vepër penale që mund të hetojë sot prokuroria është neni 74, krime kundër njerëzimit. Jemi para vrasjeve që kanë motive të tjera dhe nuk ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Një fakt tjetër është që Prokuroria do të zbardh ngjarje që undojnë opinionin publik për një çerek shekulli. Në rast se do të zbardhjet ngjarja dhe t’i tregohet opinionit se çfarë ka ndodhur, nuk do të ketë persona të dënuar penalisht por vetëm moralisht”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta