Njëmbëdhjetë viktima dhe numër i lartë infektimesh me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, në 24 orët e fundit janë evidentuar 835 raste të reja, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën.
Aktualisht në tre spitalet COVID, po marrin trajtim mjekësor 482 pacientë, 29 janë në terapi intensive dhe tetë të intubuar.
Shifrat e të infektuarve me tendencë rritjeje vijnë edhe për shkak të shtimit të testimeve në popullatë. Konkretisht, autoritetet shëndetësore në harkun kohor të 24 orëve janë kryer në total 2253 testime të dyshuara për Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9371
Fier 1378
Durrës 1333
Korçë 1010
Vlorë 952
Shkodër 904
Elbasan 870
Lezhë 722
Berat 621
Gjirokaster 572
Kukës 408
Dibër 205
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se që nga fillimi pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën për shkak të coronavirus 798 pacientë, ku shumica prej tyre kanë patur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Pavarësisht numrit të infektimeve që kanë ardhur në shtim e sipër, pozitive mbetet edhe kurba e të shëruarve. Aktualisht në të gjithë vendin raportohen se 18.481 të shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka shkuar në 18.346.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia, mjekja shqiptare: Në Itali është duke u përjetuar piku i valës së dytë
Mbi 400 mijë vdekje, rëndohet bilanci i COVID-19 në Evropë, OBSH apel për kujdes
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni