Deputeti shqiptar në Malin e Zi: Dëbimi i ambasadorit serb, i vonuar, shumica qeverisëse proserbe s’e ka të gjatë pushtetin

30 Nëntor 2020 | 06:51

Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha për Euronews Albania se dëbimi i ambasadorit serb është një gjë që duhej bërë më parë, pasi sipas tij shteti në Malin e Zi e ka toleruar gjithmonë për deklarata që nuk lejohen në rrethana normale nga një ambasador.

Ai u shpreh skeptik për qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit që pritet të votohet në parlament ditën e mërkurë, pasi me qëndimet e veta proserbe dhe proruse rrezikon ta çojë vendin pas.

“Veprimi është më se i duhur. Nesër fillon debati për zgjedhjen e qeverisë së re, ku kemi përkrahës serbë dhe rusë. Megjithëse kemi qeveri ekspertësh, një pjesë janë të papërfaqësuar politkisht, por ndoshta grindja mes shumicës lë për të dëshiruar se do të ketë rezultat.

Dyshoj se mund të ketë lëvizje kursi. Mendoj se forcat evropiane janë më shumë, edhe pse sot jemi 40 nga kjo anë dhe 41 janë nga krahu tjetër, një shumicë e brishtë, por edhe aty ku subjekte pro Evropës dhe NATO-s.

Duke marrë parasysh përbërjen e kësaj shumice, vështirë se do të funksionojë, pasi 2/3 e shumicës është kundër Kosovës së pavarur”, tha deputeti shqiptar.

Ai u shpreh i bindur se shumica qeverisëse në pushtet nuk do të ketë jetëgjatësi, pasi subjektet politike brenda saj janë destruktive për kohën.

“Dyshoj se këtë vit do të shkojmë një hap prapa, por kjo shumicë nuk mund ta ndryshojë kursin e integrimit”, tha z. Gjeka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026