Këlliçi: 7 mln euro në vit për fshatrat e Tiranës, subvencionim për fermerët

1 Maj 2023 | 11:58

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi pati të dielën një serë takimesh e bisedash me banorët e disa fshatrave të Tiranës.

Këlliçi paraqiti planin për mbështetjen e fermerëve në Vishnje, Vaqarr, Pinet, Pezë, Ndroq, Zallher, Kasallë, Dritas. Në këto zona, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” prezantoi programin e tij me 5 prioritete për bashkinë e Tiranës, teksa u ndal edhe tek shqetësimet e banorëve në zonat rurale. Fillimisht, Belind Këlliçi prezantoi angazhimin e tij për transport publik falas, i cili pas 14 majit do të përfitohet edhe nga banorët e ish-komunave në çdo skaj të Tiranës, të cilët me këtë do të kursejnë më shumë para.

“E ka çmendur premtimi që unë kam dhënë për autobusin falas. Dhe po, nga këtu po e them sërisht, autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Janë 200 mijë qytetarë në ditë që kanë nevojë për ta marrë autobusin. Diku paguajnë 400 lekë, diku paguajnë 800 lekë, diku paguajnë 1500 lekë por ka dhe nga ata që e kanë 2000 lekë rrugën si banorët e Shëngjergjit”-u shpreh Këlliçi.

Transporti publik falas, do t’u krusejë çdo muaj para familjeve në Tiranë, sipas Këlliçit. Ai u bëri thirrje qyettarëve të mos e shesin votën.

“Imagjino t’ja heqësh këtë barrë ekonomike 200 mijë vetëve në ditë. Do të kenë minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj. Unë e gjej këtu rastin t’i bëj një apel të gjithë qytetarëve që na ndjekin. Refuzoni lekët që ju vijnë, për të shitur votën, sepse kur vjen puna te kutia e votimit jeni Ju dhe Zoti. Mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e familjes tuaj, mendoni për veten tuaj. Me politikat që unë po ju them, unë nuk kam dalë as të blej vota, as të manipuloj qytetarët dhe as ti intimidoj. Unë kam dal që me program politik, ti lehtësoj qytetarët. Pra me një politikë të tillë, 309 mijë familjeve i lë çdo muaj 52 mijë lekë në xhep”-tha Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi përsëriti për banorët e zonave rurale edhe programin e tij ambicioz, që për herë të parë bashkia të subvencinojë fermerët. Këlliçi tha se do të ketë 7 milionë euro në vit subvencione për fermerët, duke theksuar gjithashtu edhe ngritjen e 15 tregjeve agro ushqimor ku fermerët do të kenë mundësi të shesin prodhimet e tyre.

“Ky program që unë kam, për fshatin në mënyrë të veçantë, për subvencionet, 7 milionë euro në vit, për fermerët për bujqësinë, padiskutim është një masë e nevojshme për t`i dhënë oksigjen, për t`i ndihmuar të gjithë fermerët e Tiranës. 3 milionë euro do të mbështesim skemën për huamarrjen, për fermerët që kanë nevojë. Do të ngrejmë 15 tregje të gjelbërta në Tiranë, për të gjitha njësitë, në mënyrë që ato fermerë që duan të vijnë të shesin produkte “Made in Tirana”, do të kenë zero taksë bashkiake nga bashkia e Tiranës, me të vetmin kusht që të jenë organikisht të çertifikuara, dhe të jenë produkte të bëra në fshatin e Tiranës”-u shpreh Belind Këlliçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026