Provat e reja për vrasjen e Nikulajt, zbulohet ADN e britanikut në mjetin e Haxhisë
Prova të reja kanë dalë në dritë për grupin e vrasësve me pagesë që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Edmond Haxhia iku nga Shqipëria përmes Rinasit vetëm pasi u bind se vrasja nga gjakmarrje do të kryhej.
Më herët kishte tentuar me oferta në Fushë-Krujë, madje i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.
Por askush nuk e njihte mbasi kishte emigruar në Angli që 14 vjeç dhe ndërkohë ishte kthyer në zonë me qëllimin për të orientuar një skuadër të huaj vëzhguesish dhe vrasësish që duhet të eliminonin për gjakmarrje Ardian Nikulaj.
Policia dhe prokuroria e Lezhës janë të bindur me prova se i dyshuari Edmond Haxhia arriti të shfrytëzojë edhe partneren e tij, e cila më 27 shkurt bleu me akt noterial motorin e afishuar për shitje nga një kryeqytetas. Kur policia përfundoi krahasimet dhe telefonoi pronarin e vërtetë të motomjetit ai u përgjigj i nxehur ‘e kam shitur’ .
Pikërisht ky motor u përdor nga portugezi Ruben Saraiva, i cili teksa qëndronte në Shkodër prej 14 shkurtit, nuk rezervohej kur shfaqej në video duke sharë.
Ndërkohë është bërë e ditur se si prova e pakundërshtueshme është ADN-ja që lidh të kërkuarin Harry Simson, në rolin e vëzhguesit me të njëjtin profil gjenetik të gjetur në mjetin e marrë me qira nga Edmond Haxhia.
Hetuesit pretendojnë se kjo provë tregon lidhjen midis të dyve. Haxhia është zbuluar me pamje nga Rinasi teksa largohet nga Shqipëria mbasi aty kishte mbërritur çifti i dytë i vëzhguesve.
Profili i dytë i pretenduar lidhet me ADN-në e siguruar në një nga veshjet e përdorura nga vrasësi që përputhet me profilin e gjetur në një çamçakëz në banesë.
Bëhet me dije se në këtë hetim nuk ka asnjë të penduar, ndërkohë që brenda datës pesë maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe ndaj të arrestuarve Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta