Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar ambasadorin malazez nga Beogradi
Serbia është tërhequr nga vendimi për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët reciprokë.
Pas një takimi me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe konsultimeve me serbët e Malit të Zi Ishte kryeministrja serbe Ana Brnabiç ajo që bëri me dije vendimin e Beogradit.
“Ne kemi vendosur që Serbia në mënyrë të njëanshme të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi. Raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne,” – u shpreh Brnabiç.
Kryeministrja shtoi se Beogradi dëshiron t’i shtrijë “dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë” Malit të Zi dhe shpreson që vendimi të lehtësojë tensionet midis dy fqinjëve.Mali i Zi të Shtunën urdhëroi që ambasadori serb Vladimir Bozoviç të largohej nga vendi për “ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi”.
Disa orë më vonë, Serbia u hakmor duke dëbuar ambasadorin malazez në Beograd.
Mali i Zi rifitoi pavarësinë e plotë pas një referendumi në 2006, por historia e shtetësisë së tij mbetet një çështje e dhimbshme në kombin Adriatik.
Gati 30% e qytetarëve malazezë e konsiderojnë veten serbë etnikë.
Mosmarrëveshja midis dy shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të mos zgjasë shumë pasi një qeveri e re pro-serbe në Malin e Zi pritet të betohet të mërkurën.
Kryeministri i caktuar i Malit të Zi Zdravko Krivokapic kritikoi vendimin e qeverisë në largim për të përjashtuar ambasadorin serb dhe është zotuar të punojë në “shërimin e marrëdhënieve të Malit të Zi me Serbinë”.
Partia më e fuqishme e koalicionit është Fronti Demokratik, i cili kërkon lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe.
Partnerët e tij, megjithatë, insistojnë që Mali i Zi të mbetet në kursin e tij pro-perëndimor.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni