Gjendet brenda një krokodili trupi i peshkatarit të zhdukur

3 Maj 2023 | 10:22

Mbetjet e një burri australian, i cili u zhduk kur kishte vajtur për të peshkuar me miqtë, janë gjetur brenda një krokodili. 65-vjeçari Kevin Darmody, u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend, një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior, të shtunën.

Pas një kërkimi dy-ditor në zonë, policia eutanizoi dy krokodilë të mëdhenj dhe gjeti pjesë të trupit të njeriut.

Policia tha se ishte një “fund tragjik” për zotin Darmody. Do të kryhet një proces zyrtar identifikimi. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.

Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 metra dhe 2.8 metra të gjatë, u qëlluan për vdekje të hënën rreth 1.5 kilometra nga vendi ku ai u pa për herë të fundit.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident. Peshkatarët të cilët ishin më të nuk e kanë parë momentin e sulmit, ata kanë  raportuar se e kanë dëgjuar të bërtiste.

“Vrapova menjëherë poshtë, por ai s’dukej gjëkundi. Në breg ishin vetëm shapkat e tij me gisht dhe asgjë tjetër”,-tha miku i tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026