Vrau me kallashnikov kushëririn pas sherrit për qiranë, arrestohet 34-vjeçari

3 Maj 2023 | 09:59

Forcat RENEA kanë mundur të lokalizojnë dhe arrestojnë pas 21-orësh ndjekje, Lekë Vuksanin, 34-vjeçarin i cili mesditën e të martës ekzekutoi me breshëri kushëririn e tij Petrit Vuksani.

Policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Viktima Petrit Vuksani u qëllua nga kushëriri i tij Lekë Vuksani, në ambientet e banesës së tij në lagjen ‘Skëndërbeg”.

Mësohet se viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, vend në të cilin jetonte dhe punonte.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë kërkesa e lekëve të qerasë që viktima i bëri kushëririt të tij 34-vjeçar. Ky i fundit pas konfliktit i ka shkuar me automatik në banesë ku dhe e ka ekzekutuar.

Materialet në ngarkim të autorit 34-vjeçar i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Petrit Vuksani, viktima

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026