Dita botërore kundër HIV/AIDS, europianet zbulojnë se janë pozitivë tre vite pasi infektohen
Europa ka bërë përparim në përpjekje për të eleminuar HIV/AIDS deri në vitin 2030, por diagnostikimi i vonë i tij mbetet një problem i rëndësishëm.
Të dhënat e publikuara për të shënuar Ditën Botërore kundër AIDS–it sot më 1 Dhjetor treguan se diagnozat e reja në BE dhe Zona Ekonomike Europiane kishin rënë me 9% që nga viti 2010.
Rastet e AIDS–it ranë me gati një të katërtën në të njëjtën periudhë. Pjesa më e madhe e rasteve të reja po shfaqen në vendet e Evropës Lindore, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë.
Ndërkaq, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se numri i rasteve të diagnostikuara me HIV po rritet. Sipas të dhënave mund të duhen tre vjet që një europian i infektuar me HIV të diagnostikohet.
Sëmundja e Sidës filloi të përhapet nëpër botë katër dekada më parë dhe vrau miliona njerëz në vitet 1980 dhe 1990.
Virusi dëmton qelizat në sistemin imunitar, duke dobësuar aftësinë e njerëzve për të luftuar infeksionet e përditshme. Ende nuk ka shërim për HIV, por trajtimet janë jashtëzakonisht të efektshme duke lejuar që shumica e njerëzve te infektuar të kenë një jetë të shëndetshme.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni