Reporterët pa Kufij publikojnë raportin vjetor, rreziqet kryesore të medias
Organizata Reporterët pa Kufij publikoi të mërkurën raportin vjetor mbi lirinë e shtypit, duke e vënë theksin tek fenomeni i dezinformimit.
Grupi tregon se aktorët politikë janë rregullisht të përfshirë në fushatat e propagandës, apo të fushatave të dezinformimit masiv, të lehtësuara nga rritja e teknologjive digjitale.
“Me ardhjen e epokës digjitale, e gjithë panorama e informacionit ka ndryshuar. Platformat digjitale na kanë dhënë mënyra të panumërta përmes të cilave mund të informohemi dhe të shprehemi. Por ato po prodhojnë gjithashtu terren fertil për ata që praktikojnë dezinformimin dhe teoritë e komplotit. Jemi në një udhëkryq të ri”-theksoi Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s.
Në vend të parë për lirinë e shtypit është Norvegjia, e ndjekur nga Irlanda dhe Danimarka. Franca ka fituar dy vende dhe renditet e 24-ta, ndërsa Brazili ka bërë gjithashtu progres me zgjedhjen e presidentit Lula.
Ndërkohë, Vietnami, Kina dhe Korea e Veriut janë në fund të klasifikimit. Rusia nga ana tjetër ka humbur 9 vende, duke u renditur e 164-ta.
Sipas Reporterëve pa Kufij, rajoni i Magrebit mbetet më i rrezikshmi për gazetarët, ndryshe nga Evropa, ku praktikimi i gazetarisë konsiderohet më i lehtë.
Në tërësi, kushtet për ushtrimin e profesionit të gazetarit janë të varfëra në 7 nga 10 vende.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset