E thirri vetë policinë, si i riu në Beograd kishte 1 muaj që përgatiste sulmin

3 Maj 2023 | 14:04

Shefi i Departamentit të Policisë në Policinë e Beogradit, Veselin Miliq, ka thënë sot se policia kujdestare është thirrur në orën 8:42 të mëngjesit të sotëm nga një person i panjohur i cili është prezantuar si K.k dhe ka thënë se ka qëlluar disa persona.

Sipas asaj njoftimit Miliq ka thënë se policia paraprakisht është thirrur nga drejtori i shkollës “Vladislav Ribnikar”, i cili ka raportuar se një fëmijë ka hyrë me armë zjarri në shkollë dhe ka qëlluar rastësisht.

“U konstatua se djali që thirri shërbimin tonë përdori armë zjarri”, tha Miliq.

Ai shtoi se studenti e kishte planifikuar këtë krim për një muaj.

Ministri i Arsimit Branko Ružić tha sot se Qeveria e Serbisë ka vendosur tri ditë zie në territorin e gjithë Republikës së Serbisë për shkak të tragjedisë në shkollën fillore “Vladisav Ribnikar” në Vraçar.

“Tri ditë zie në Serbi do të zgjasin nga e premtja e 5 majit, duke përfunduar me të dielën, më 7 maj”, tha Ruzhiç dhe shtoi se mësimi sot në turnin e pasdites do të ndërpritet për shkak të ngjarjes tragjike, përkatësisht nuk do të mbahet.

Ružić tha se duke filluar nga nesër mësimi do të fillojë me një minutë heshtje.

“Shpreh keqardhjen time më të thellë për tragjedinë më të madhe që i ka ndodhur Serbisë dhe sistemit tonë arsimor në historinë e re, tragjedinë që ndodhi në shkollën fillore “Vladisav Ribnikar”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së sotme ku 7 vajza, një djalë dhe një roje mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.

Ndërkohë 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues kanë mbetur të plagosur.

Ai shtoi se gjashtë fëmijë janë thirrur në spital, si dhe një mësues të cilët aktualisht ndodhen në spital.

Aktualisht autori i ngjarjes i mituri i identifikuar K.K është arrestuar ndërkohë mediat kanë publikuar dhe pamje nga momenti i arrestimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026