Trendi i pushimeve nga puna në Twitter vazhdon

3 Maj 2023 | 15:57

Fuqia punëtore e Twitter ka rënë në nivelin e saj më të ulët në vite, pasi pushimet nga puna vazhduan në kompaninë e kryesuar nga miliarderi Elon Musk. Numri aktual i punonjësve me kohë të plotë në Twitter është rreth 1,000, sipas dy personave të njohur me situatën që kërkuan të mos identifikohen, raportoi Business Insider.

Musk tha disa javë më parë se 1500 punonjës mbetën në Twitter, të cilin ai e mori zyrtarisht gjashtë muaj më parë, megjithëse ai nuk sqaroi nëse në këtë numër përfshiheshin punonjësit jo të përhershëm.

Një nga burimet ka thënë për “Insajder” se numri i të punësuarve në Twitter është “shumë më i vogël” dhe është afër 1000, sidomos kur merren parasysh ata që nuk konsiderohen si punonjës të përhershëm sepse kanë një kontratë të tillë, por teknikisht janë punësuar nga ndonjë “palë e tretë”.

Që kur u bë kreu i Twitter, Mask ka reduktuar vazhdimisht numrin e punonjësve. Menjëherë pasi ai e mori atë kompani, u bënë pushime masive nga puna dhe në fillim të këtij viti numri i punonjësve ishte rreth 2000.

Fakti që ky numër tani ka rënë në rreth 1000 do të thotë se numri i punonjësve në Twitter është zvogëluar për gati 90 për qind në krahasim me periudhën para se Musk të ishte pronar i kompanisë, sepse atëherë kishte rreth 7500 punonjës. Nga ata që mbeten në kompani, rreth 500 punëtorë janë inxhinierë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026