Pandemia, Muhedin Nushi: 8 mln euro ndihma vetëm për komunën e Prishtinës, shumica do të shpërndahen deri më 25 dhjetor

1 Dhjetor 2020 | 07:50

Muhedin Nushi, nën/kryetari i Komunës së Prishtinës sqaroi për Euronews Albania ndihmat që po jep kjo komunë për qytetarët në këtë kohë pandemie.

Nushi deklaroi se personat e infektuar që janë mbi moshën 65-vjeçare do të marrin 100 euro ndihmë në muaj. Ai tha se janë rreth 3 mijë që do të marrin asistencë sociale 80 euro në muaj.

Ndërsa për bizneset Nushi nënvizoi se do të akordohet një grant me vlerë 5 mln euro.

 “Mbështetja financiare për personat e prekur me COVID, numri i tyre do të jetë mbi 15 mijë deri më tani. Afër 15 mijë e 300 persona janë të infektuar në Komunë të Prishtinë.

Ata që janë mbi moshën 65-vjeçare do të marrin 100 euro, ata që janë deri moshën 65-vjeçare do të marrin 50 euro. Kemi edhe paketën e ndihmës së familjeve në asistencë sociale.

Deri më tani janë 1700 familje të evidentuara në Komunën e Prishtinës. Gjatë kohës së pandemisë kemi pasur rritje të numrit të familjeve që kërkojnë asistencë sociale, kemi 3 mijë familje. Ato do të marrin 80 euro në muaj dhe do të marrin dru për ngrohje, pa pagesë normal.

Po ashtu ndihma tjetër është ajo për persona me aftësi të kufizuar, që edhe këta do të marrin nga 80 euro. Më e rëndësishmja është ndihma që do ju ofrojmë bizneseve, ajo pako ose granti i aprovuar në Kuvend është në vlerën prej 5 mijë eurove. Deri nesër kanë mundësi të aplikojnë afro 16 mijë biznese. 5 mln grante për biznese dhe 3 mln euro ndihma të tjera. 8 mln euro ndihma vetëm komuna e Prishtinës”, tha Nushi.

“Deri më datën 25 dhjetor pjesa dërmuese e këtyre ndihmave do të shpërndahen”, u shpreh ai më tej.

Sa i përket linjave të urabanëve falas në Prishtinë ai theksoi:“E kemi marrë vendimin që më herët. Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka qenë një propozim i PDK-së, që për periudhën 4-mujore deri në fund të marsit të aprovohet kjo masë, pra qytetarët të përdorin urbanët pa pagesë”.

Lexoni gjithashtu:

Prishtina merr vendim, qytetarët do udhëtojnë falas me transportin publik për 30 ditë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026