Lewis Hamilton me COVID-19, do të mungojë për herë të parë një garë në karrierë

1 Dhjetor 2020 | 09:07

Shtatë herë kampioni i Formulës 1, Lewis Hamilton, do të mungojë në garën e Sakhirit për Çmimin e Madh të Bahrejnit këtë fundjavë. Shkak për këtë është bërë diagnostikimi me COVID-19 në testin e fundit rutinë që 35-vjeçari i është nënshtruar.

Mercedesi deklaroi se britaniku shfaqi simptoma të lehta të hënën dhe pas testeve të kryera rezultoi pozitiv. I njëjti rezultat doli edhe pas ritestimit gjë që e bëri të detyrueshëm vendosjen nën izolim të Hamiltonit.

Tashmë skuadra e Mrcedesit do të duhet të gjejë një zëvendësues, gjë që pritet të njoftohet ditët në vijim. Me gjasa do të jetë poloti testues, Stoffel Vandoorne.

“Përveç simptomave të lehta, Hamilton është mirë dhe e gjithë skuadra e përkrah përballë kësaj sprove dhe i uron atij shërim të shpejtë,” – u tha në një deklaratë për shtyp nga Mercedesi.

Më 15 nëntor, pasi fitoi në Turqi, Hamilton barazoi rekordin e Michael Schumacher me shtatë tituj kampion bote në Formulën 1.

E diela do të jetë mungesa e parë për Hamiltonin që prej debutimit të tij në Formulën 1 në vitin 2007.

Tashmë atij i duhet të shërohet dhe të rezultojë negativ në testet për COVID-19, në të kundërtën do të mungojë në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi më 13 dhjetor.

Vlen të theksohet se javën e shkuar piloti britanik qe testuar tre herë dhe pati rezultuar negativ, mirëpo përpara të hënës, kur shfaqi edhe simptoma, i qe komunikuar se një kontakt i afërt me të kishte rezultuar së fundmi pozitiv.

Hamilton bëhet poloti i tretë në Formulën 1 që preket nga koronavirusi. Më parë kanë qenë Sergio Perez dhe Lance Stroll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026