Protesta në Shkup, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Zaev pas negociatave me Bullgarinë

1 Dhjetor 2020 | 11:55

Partia më e madhe opozitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vijojë me protesta, të cilat po zhvillohen në Shkup.

Mbështetësit e VMRO-DPMNE janë mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme duke kërkuar largimin e kryeministrit Zoran Zaev, pasi sipas tyre ky i fundit po arrin një marrëveshje të fshehtë me Bullgarinë.

Gazetarja e Euronews Albania në Shkup, Ferikan Iljazi raportoi se opozita është duke protestuar për shkak të cenimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase nga ana e bullgarëve.

“Opozita është duke protestuar për shkak të cenimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase nga ana e bullgarëve. Gjë që ka çuar deri tek bllokimi i rrugës së Maqedonisë së Veriut në BE. Për këtë shkak VMRO-DPMNE po proteston kundër qeverisë Zaev dhe dyshon se po bën negociata të fshehta, ku është në pikëpyetje identiteti dhe gjuha.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Zaev dhe kërkojnë të shpaloset gjithçka rreth atyre bisedimeve të fshehta që thuhet se po zhvillohen ditët e fundit. Ende nuk ka pasur një deklaratë nga Zoran Zaev”, u shpreh ajo.

Sipas saj, kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski ka deklaruar se gjatë fundjavës ka pasur takime të fshehta mes zyrtarëve maqedonas dhe bullgarë, për të cilat nuk dihet asgjë.

“Ai thotë që ka informacione të tij personale dhe gjatë fundjavës ka pasur takime mes zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut dhe bullgarëve. Janë informacione politike që i vijnë nga rrethi i tij. Ai e di që ka bisedime dhe nuk e di përmbajtjen e atyre bisedimeve”, përfundoi gazetarja.

Lexoni gjithashtu:

Zoran Zaev: Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026