“Thonë se shtyva unë rritjen e pagave”, Rama sqaron të vërtetën

4 Maj 2023 | 20:21

Kryeministri ishte në një takim me qytetarët në Kukës në kuadër të fushatës elektorale. Ai hodhi poshtë spekulimet se ka shtyrë rritjen e pagave.

Rama tha se pagat do të merren të rritura edhe për muajin prill, kurdo që të miratohet, ndërsa sqaroi se pagat e deputetëve dhe qeverisë do të rriten kur të rriten të gjithë pagat e tjera.

“Tani thonë e shtyu Edi Rama rritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, pagat e mjekëve, mësuesve, punonjësve të sigurisë, janë rritur dhe ata i marrin tani, të prillit i marrin tani në fillim të majit siç ndahen. E dyta, unë kam pasur një debat sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam pasur një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’iu rriten pagat të fundit fare, domethënë vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe deputetëve, edhe qeverisë le t’i rriten pagat. Deputetët duan t’i rrisin tani dhe është bllokuar për disa javë kjo punë sepse duan të më bindin mua. Ose pastaj nuk e di çfarë do të ndodhë, por kjo është arsyeja. Ama, të gjithë duhet ta dinë që edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj, edhe nëse bëhet në qershor, të gjithë pagat do t’i marrin me gjithë prillin dhe me gjithë majin,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026