Masakër tjetër në Serbi, kush është 21-vjeçari që vrau 8 persona
Është publikuar nga mediat serbe fotoja e 21-vjeçarit, i identifikuar si U.B, i cili mbrëmjen e të enjtes vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shepsinë, ndërsa autori është arrestuar pas disa orësh kërkimesh.
Mësohet se në ndjekje të tij u vunë 600 policë.
Sipas informacioneve jozyrtare, konflikti me personat që ka vrarë ka nisur në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës.
U.B është debatuar me disa persona, pas së cilës ka shkuar në shtëpi dhe është kthyer me automatik dhe ka hapur zjarr.
Të shtënat vijnë më pak se 48 orë pasi një djalë 13-vjeçar vrau nëntë persona në një shkollë në Beograd dhe plagosi disa të tjerë.
Ministri i Brendshëm serb Bratislav Gasic e përshkroi të shtënat e fundit si një “akt terrorist”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.