Momentet e tmerrit në Serbi, banorët mbyllën shtëpitë dhe nuk shkuan në punë

5 Maj 2023 | 09:31

Pas masakrës në Beograd një tjetër ngjarje tragjike tronditi Serbinë. Një 21-vjeçar vrau mbrëmjen e së enjtes, më 4 maj, 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Ngjarja e ndodhur në Serbi bëri që  banorët në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve të mbyllura, dhe banorët nuk shkuan në punë. 600 policë dolën për kërkimet në terren, ndërsa kërkime u bën edhe nga ajri. Sulmuesi u arrestua pak pas orës 8 të mëngjesit në afërsi të Kragujevcit.

Sulmuesi i UB-së (21) filloi të shtënat nga Mali Orasje, pastaj vazhdoi në Šepšin dhe Dubonë. Ai ka qëlluar nga një mjet në lëvizje përpara një shkolle, kishe, vende ku mblidhen qytetarët. U vra edhe një polic jashtë detyrës, i cili ndodhej me motrën e tij në qendër të fshatit.

Sipas Euronews Serbia, i riu që ka qëlluar është djali i një ish-ushtari dhe familja merret me bujqësi.

Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u lehtësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.

“Unë po shikoja nga dritarja kur ai qëlloi. Të gjithë dolëm menjëherë për t’i ndihmuar ata njerëz. Ai hipi në makinë dhe vazhdoi. Unë jetoj 200 metra larg kishës. Dëgjuam breshëri të reja kur qëlloi mbi fëmijët përpara të kishës, por ne nuk e pamë. Nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre. Ai nuk ka qenë në kundërshtim me askënd, ka qenë shok me ta”, tha ai.

Sipas tij, banorët vendas i kanë transportuar katër të lënduarit nga ai vend në Mlladenoc.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026