Tjetër tragjedi në Serbi, 8 të vrarë dhe të tjerë të plagosur nga sulmi me armë
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, njofton Radio Televizioni i Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment të menjëhershëm.
RTS raporton se të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin dhe se kërkimet për sulmuesin janë duke vazhduar.
Sipas disa mediave lokale, sulmuesi filloi të qëllonte mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.
Instituti për Transfuzion të Gjakut në Serbi i tha Radios Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak.
Forcat e xhandarmërisë me armë dhe patrulla të shumta policore janë në terren.
Ministrja e Shëndetësisë e Serbisë, Danica Grujiçiç, dhe shefi i Shërbimit të Zbulimit, Aleksandar Vulin, raportohet se kanë udhëtuar në zonë.
Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbi këtë javë.
Të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.
Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriç, shkroi në reagimin e saj në Twitter se “është tronditur nga të shtënat e tjera masive në Serbi”.
“Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe autoritetet në Serbi”, tha ajo.
Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë