Roli prokurorëve anglezë në Shqipëri për vrazjen e Nikulajt? Gazetari jep detajet
Sot në Gjykatën në Londrës Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkuan lirinë me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.
Kështu ata kanë duke kundërshtuar dhe kërkesën që autoritetet shqiptare kanë paraqitur për ekstradimin e tyre si persona të përfshirë në ekzekutimin mafioz të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Nga ana tjetër konfirmojnë se shtetasi Harry Simpson, është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim.
Sakaq sot Gjykata do të vendos nëse do të ekstradohen apo jo këta shtetas, që dyshohen si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.
Nga ana tjetër nuk dihet nëse Prokuroria në Lezhë do vijojë hetimin e kësaj çështje apo mund të shikohet dhe mundësia që të shpallë moskompetencën dhe të ia kalojë dosjen SPAK për sa kohë që është dhe akuza e “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Për ngjarjen e mesditës së 19 prillit në resortin “Koral”, mbetet në kërkim Ruben Saraiva, shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt. Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi pasi nuk ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave doganore me ndonjë shtet tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
- I riu terrorizon shkollën në Tiranë, qëllon me “pistoletë imituese” në oborr
- Makina “fluturon” jashtë rruge, transportohet te Trauma drejtuesi i mjetit
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta