Berisha: Vota e 14 majit është votë për të përmbysur monizmin
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim elektoral në veri të vendit me kandidatët për bashkinë Mat, Skënder Gjuci dhe bashkinë Klos, Bedri Hoxha.
Në fjalën e tij Berisha tha se vota për 14 majin është një votë për të ndryshuar Shqipërinë, me të cilën qytetarët do të përmbysin monizmin.
“Këta janë sekti i vjedhjes.
Rilindje do të thotë, vjedhje, mashtrim, mashtrim dhe vjedhje. Ndaj dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët në një palë zgjedhje nuk kanë votuar më shumë se kësaj radhe për veten e tyre, për qenien e tyre, për mbrojtjen e tyre nga një hajni e paimagjinueshme.
Vota për Skënder Gjucin dhe Bedri Hoxhën është mbi të gjitha votë për ndryshimin e Matit dhe Klosit, është votë për përmbysjen e monizmit, për largimin e të gjithë pushtetit nga duart e një hajduti, siç është Edi Rama dhe klonet e tij.
Çdo biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do të ketë një lehtësim të madh në taksa, çdo qytetar do të ketë shërbimet që meriton, çdo fermer, do të ketë subvencionin që meriton. A e dini se çfarë ndodh sot. Në qoftëse Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, Edi Rama jep 43 euro për hektarë. Por kush i merr ato 43 euro. Fermeri merr vetëm 3 euro, 40 euro i marrin Agronët e tij, i marrin hajdutët e tij nëpunës”, tha Berisha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta