Polonia dënon thirrjet për vrasjen e ambasadorit polak në Moskë
Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus për të protestuar ndaj një ish-zyrtari rus, i cili ka sugjeruar se do të ishte e pranueshme vrasja e ambasadorit të Polonisë në Rusi.
Pavel Astakhov, që kishte qenë avokat për të drejtat e fëmijëve nga viti 2009 deri më 2016, i bëri këto deklarata gjatë një programi televiziv të udhëhequr nga propagandisti rus, Vladimir Solovyov. Ai u intervistua pasi autoritetet polake morën nën kontroll ndërtesën e një shkolle në Varshavë të shtunën, që po përdorej nga fëmijët e diplomatëve rusë dhe nga ushtria.
Astakhov sugjeroi se vrasja e ambasadorit polak në shenjë hakmarrjeje “për veprimet jomiqësore… është brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se “këtë ma kanë mësuar mirë në shkollën e KGB-së dhe në fakultetin e kundërzbulimit”.
Incidenti i së shtunës në Varshavë është në vazhdën e disa incidenteve që kanë rritur tensionet mes Rusisë dhe Polonisë.
Varshava është aleate e Kievit dhe e ka furnizuar me armë ushtrinë ukrainase.
Gjatë intervistën me Solovyovin, Astakhov përmendi konfiskimin pronave nga Polonia, por edhe ngrirjen e llogarive bankare të rusëve si dhe gjuajtjen me ngjyrë të kuqe të ambasadorit rus në Poloni, Sergey Andreev, nga aktivistët në Varshavë vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)