Polonia sekuestron ndërtesën e shkollës ruse në Varshavë

30 Prill 2023 | 08:30

Autoritetet polake thanë të shtunën se kanë sekuestruar një ndërtesë të shkollës së mesme pranë ambasadës së Moskës në Varshavë, e destinuar për fëmijët e diplomatëve. Ky veprim u quajt i paligjshëm nga përfaqësuesit e Rusisë në Poloni. Të shtunën u bë e ditur se Rusia do të bëjë një protestë zyrtare diplomatike lidhur me këtë veprim.

Përleshja për ndërtesën shumëkatëshe të viteve 70’, e quajtur “foleja e spiunëve” nga qytetarët e Varshavës, vazhdon tash e një vit.

“Kjo ndërtesë i përket bashkisë së Varshavës,” i tha AFP-së zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.

Polonia thotë se ka një pabarazi të madhe në numrin e ndërtesave diplomatike që shtetet kishin te njëra-tjetra.

“Ky është një akt i paligjshëm. Një ndërhyrje në një objekt diplomatik,” tha i dërguari i Moskës, Sergei Andreyev.

Andrejev shtoi se kjo ishte një “shkelje e konventës së marrëdhënieve diplomatike të Vjenës”.

“Ne e konsiderojmë shkollën nga ambasada si pjesë e misionit tonë diplomatik”,-tha ai, duke thënë se mësuesit dhe stafi jetojnë në territorin e asaj ndërtese.

Andreyev tha se shkolla do të vazhdojë të punojë në një pjesë të ndryshme të ambienteve të ambasadës ruse.

“Prioriteti ynë është të garantojmë sigurinë dhe interesat e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre”, tha ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 dhe është përballur me sanksione të ashpra nga vendet perëndimore pas kësaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026