Legjitimiteti i qeverisë së Kosovës, shqyrtohet në ‘Kushtetuese’ ankesa e Vetëvendosjes për votën e ish-deputetit

2 Dhjetor 2020 | 07:07

Vota e kontestuar ish-deputetit Etem Arifi do të vendosë përballë Vetëvendosjen dhe qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, këtë të mërkurë, në seancë të hapur online.

Vendimi për këtë çështje do të merret disa ditë më vonë, por për analistët, cilido të jetë aktgjykimi, vendin e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Nëse merret vendim që kërkesa e VV nuk është e bazuar, atëherë nuk është fatlume as për qeverinë aktuale për shkak se është problemi tjetër i zgjedhjes së presidentit dhe kështu sërish ne do të kemi probleme dhe do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Parim Olluri.

Por, edhe në rast se Gjykata Kushtetuese do t’i jepte të drejtë Vetëvendosjes, atëherë sipas analistëve, sërish zgjedhjet do të ishin opsioni më i mirë. Kjo, meqë në lojë do të jetë edhe çështja e presidentit të ri.

 “Nëse Gjykata Kushtetuese do ta kthejë procesin në zero, atëherë mund të kemi pazare të reja për faktin se ndoshta mund ta kemi Isa Mustafën një kandidat të mundshëm për president dhe i bie atëherë që PDK ta marrë kryeministrin. Mirëpo e shoh ta themi një salto politike vështirë të realizueshme. Pra edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim që e kthen procesin në pikën zero, atëherë zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, deklaroi analisti politik Adrian Çollaku.

Kosova ka përvoja kur Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të rënda. Mjafton të rikujtohet se nga aktgjykimet e saj, janë rrëzuar ish-presidentët Fatmir Sjediu e Behgjet Pacolli.

 “Pacolli e ka ushtruar detyrën e tij ato tridhjetë e ca ditë që ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo kur është vërtetuar nga Gjykata Kushtetuese se i njëjti është përzgjedhur me procedurë kundër-kushtetuese që është një procedurë më shumë teknike, atëherë kemi pasur situatë të re”, u shpreh Genc Nimoni nga Programi për Sundim te Ligjit dhe Demokratizim në “Çohu”.

Ndërkohë, sipas Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nëse gjykata i jep të drejtë ankesës së Vetëvendosjes, atëherë situata kthehet njësoj si pas zgjedhjeve të tetorit 2019, kur Vetëvendosje u shpall fituese.

 “Nëse shpallet e pavlefshme vota e ish-deputetit Etem Arifi, atëherë kthehemi te Kurti, i cili rikthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedh se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri presidentit se është ai personi që do të formojë qeverinë. Pastaj, është në dorë të ushtrueses së detyrës së presidentit e ajo mund të zgjasë edhe deri në pafundësi”, u shpreh Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

E gjithë kjo situatë është krijuar pasi ish deputeti Etem Arifi, i cili tani ndodhet në burg, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kur votoi për krijimin e qeverisë Hoti. Ai ishte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg pasi keqpërdori një donacion të Qeverisë në vlerë prej 26 mikë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026