Tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara, procedohen 2 iranianë

6 Maj 2023 | 12:06

Dy shtetas iranianë janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të kalojnë kufiri me dokumente te falsifikuara.

Policia bën me dije se në pikën Kufitare të Portit Vlorë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

“Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit iranianë M. M., 52 vjeç dhe M. G., 57 vjeç”- njofton policia.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumenteve, rezultoi se dokumentet që dy shtetasit kishin paraqitur, ishin të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026