Mbreti Charles i veshur me ar, zbulohen stolitë që do të përdoren në kurorëzim
Këtë të shtunë e gjithë vëmendja është në Londër aty ku kurorëzohet Mbreti Charles III, por cilat janë detajet që do të shohim në ceremoni
Mbreti do të kurorëzohet me kurorën e floririt të Shën Eduardit gjatë ceremonisë solemne.
Kurora e Shën Eduardit është më e rëndësishmja nga të gjitha kurorat dhe përdoret vetëm në momentin e kurorëzimit.
Kurora u bë fillimisht për Mbretin Karli II në vitin 1661. Ajo është zbukuruar me 444 gurë të çmuar, duke përfshirë rubin, ametist dhe safir.
Kurora është aq e rëndë sa Monarku do ta mbajë vetëm për pak kohë në momentin e kurorëzimit!
Një tjetër stoli që mbreti do të ketë pranë është Sfera mbretërore e cila është përdorur që nga viti 1661 që simbolizon fuqinë dhe botën kristiane edhe kjo sferë përbëhet nga 365 diamantë,18 rubinë 9 smeraldë dhe 9 safirë
Mbreti do të ripërdorë veshjet që u përdorën në Kurorëzimin e Mbretit George IV në 1821, Mbretit George V në 1911, Mbretit George VI në 1937 dhe Mbretëreshës Elizabeth II në 1953, duke përfshirë Colobium Sindonis, Supertunica, Mantelin Perandorak, Brezi i shpatës dhe doreza e kurorëzimit.
Supertunica, përdoret nga viti nga 1911, pallto ari me mëngë të plota dhe vishet nën Mantelin perandorak.
Dizajni i Supertunicës bazohet në veshjet kishtare të mesjetës
Manteli perandorak vishet mbi Supertunica dhe u bë për kurorëzimin e George IV në 1821
Është veshja më e vjetër që përdoret në Shërbimin e Kurorëzimit. Pëlhura prej ari është e thurur me trëndafila, gjemba, , kurora.
Spektri që përfaqëson pushtetin është një tjetër detaji që do të mbaj mbreti.
Cdo ceremoni do të mbyllet në oborrin Pallatin Buckigham ku mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla do të përshëndesin qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur