EMRI| Vritet me plumb në kokë 28-vjeçarja shqiptare në Itali

6 Maj 2023 | 15:49

Një 28-vjeçare me kombësi shqiptare e identifikuar si Danjela Neza është vrarë mbrëmë në Savona me një plumb në kokë.

Vrasja ndodhi rreth orës 02:00, në kopshtet që ndodhen midis Corso Ricci dhe Piazza delle Nazioni, pranë stacionit të trenit. Ka qenë vetë vrasësi ai që ka telefonuar hetuesit me një telefonatë për krimin që kishte bërë duke thënë se të renë e ka qëlluar me plumb në qafë.

Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.

Vrasësi u identifikua Sefayou Soë dhe u arrestua me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Policia e Shtetit po heton rastin, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e vrasjes.

Nga komisariati rezulton se vrasësi nuk ka lidhje farefisnore me viktimën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026