Shefi i Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, kërkon që pozicionet t’i kalojnë liderit çeçen
Shefi i grupit paraushtarak rus, Wagner, i ka kërkuar të shtunën Moskës, që t’ia dorëzojë pozicionet e tij në Bahmut, liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.
“Ju kërkoj që të lëshoni një urdhër luftarak para orës 00:00, më 10 maj, lidhur me transferim të pozicioneve të njësiteve paraushtarake të Ëagnerit në Bahmut dhe periferi, te njësitet e batalionit Akhmat”, ka thënë Yevgeny Prigozhin, në një letër drejtuar ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Batalioni Akhmat u referohet njësiteve luftarake çeçene nën komandën e Kadyrovit, i cili e ka udhëhequr Çeçeninë – republikën ruse me shumicë myslimane – që një dekadë e gjysmë, shkruan rel.
Prigozhin ka thënë se luftëtarët do të detyrohen të largohen për shkak të mungesës së madhe të municionit.
Ai e ka akuzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ka dorëzuar vetëm 32 për qind të municionit të kërkuar, prej tetorit të vitit 2022.
LEXO GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)