Atentat me bombë shkrimtarit nacionalist rus, Moska fajëson SHBA-të dhe Ukrainën

6 Maj 2023 | 14:24

Shkrimtari nacionalist rus, Zakhar Prilepin, u plagos në një shpërthim me bombë të instaluar në një makinë, këtë të shtunë, në një atentat për të cilën Rusia fajësoi menjëherë Ukrainën dhe Perëndimin.

Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Brendshme ruse njoftoi se si pasojë e shpërthimit një person kishte humbur jetën, në rajonin e Nizny Novgorod, rreth 400 km (250 milje) në lindje të Moskës.

Një zëdhënëse e ministrisë tha se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me rastin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shkroi në Telegram: “Fakti është bërë i vërtetë: Uashingtoni dhe NATO ushqejnë një tjetër celulë terroriste ndërkombëtare – regjimin e Kievit”.

Ajo tha se ishte “përgjegjësi e drejtpërdrejtë e SHBA-së dhe Britanisë”, por nuk dha asnjë provë për të mbështetur akuzën, shkruan Reuters.

“Ne lutemi për Zakharin”, shtoi ajo.

TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov të ketë refuzuar të komentojë në mungesë të informacionit nga hetuesit.

Prilepin është një romancier që njihet si një mbështetës i hapur i veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Ai është një eksponent dhe mbështetës i pikëpamjeve nacionaliste, me më shumë se 300,000 ndjekës në Telegram dhe në faqen e tij të internetit dhe kanalin YouTube.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026