Marrëveshja me Serbinë, Limaj: Po të ishte VV opozitë, e kishte djegur Kosovën

7 Maj 2023 | 09:56

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë për Ekonomia Online se Kosova do të “digjej” nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në opozitë e të arrihej një marrëveshje e tillë me Serbinë.

Ndërkaq, presidenten Vjosa Osmani e quan shkelëse të Kushtetutës.

Kreu i Nismës ka thënë se është e pamjaftueshme që opozita të bëhet me vetëm fjalime në Kuvend e debate publik në televizion. Sipas tij, janë me mijëra mënyra e të bërit opozitë.

Limaj konsideron se punën e opozitës më shumë po e bëjnë mediat se sa liderët opozitarë.

“Fatkeqësisht kjo opozita parlamentare është në një kompleks. Ende nuk është çliruar nga një kompleks i çuditshëm për mua edhe në shumë veprime të këtij kryeministri ka faj opozita me heshtjen e saj, me mosaktivizimit të saj, mungesën e një opozitarizmi aktiv. Sot qytetarët e Kosovës janë në mjegull, shumica prej qytetarëve nuk e dinë çka është marrëveshja e Brukselit, qytetarët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, dhe këtë shpjegim para se të gjithash duhet ta jap opozita, dhe ky shpjegim nuk bëhet me një fjalim në Kuvend, dhe ky shpjegim nuk bëhet një herë në javë në seancë e as në një debat publik në televizion”, ka thënë Limaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026