RMV, vendi i tetë në botë për nga numri i vdekjeve të COVID, mjeku: Kryesisht nga neglizhenca e pacientëve
Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish numër të lartë infektimesh dhe viktimash nga COVID-19.
1069 të prekur dhe 29 viktima një ditë më parë kanë bërë që qeveria t’i kërkojë kuvendit zgjatjen me 6 muaj të gjendjes së krizës, e cila përfundon më 19 dhjetor.
Referuar numrit të vdekjeve për 1 milionë banorë, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 8 në botë.
Në një intervistë për Euronews Albania mjeku Aliriza Osmani shpjegoi se kjo mund të vijë edhe si pasojë e paraqitjes së pacientëve jo në kohën e duhur.
Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve, sipas infektologut, qëndrojnë në shtëpi me shpresën se do të bëhen më mirë duke harruar se virusi është i paparashikueshëm dhe e keqja mund të ndodhë nga çasti në çast.
Aliriza Osmani tregoi se jo domosdoshmërisht një person duhet të ketë sëmundje bashkëshoqëruese për t’u goditur fuqishëm nga virusi.
Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse përshtatja e spitaleve private ka ndihmuar në menaxhimin e pandemisë, mjeku infektolog mbajti një qëndrim pozitiv.
“Unë them se për momentin është në kontroll, alarmant është vetëm numri i të vdekurve,” – tha Osmani teksa apeloi edhe njëherë se të prekurit nga COVID duhet të paraqiten menjëherë në spital.
Ndër të tjera ai theksoi se punohet me vrull dhe kapacitetet janë në favorin e tyre ama ekipi mjekësor është i lodhur.
“T’ju them të vërtetën, edhe punën time që e kam dashur dhe e dua, ndonjëherë sikur nuk e dua aspak për një moment, prej lodhjes,” – tregoi mjeku.
Së fundmi Osmani iu drejtoi një lutje mjekëve të familjes, që te shtojnë pak më shumë lodhjen në mënyrë që të lehtësojnë sado pak peshën e mjekëve që në janë në vijën e parë në luftë me virusin.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës