Vendosi bombën në makinën e shkrimtarit rus, i dyshuari akuzohet për terrorizëm

8 Maj 2023 | 18:48

Hetuesit rusë kanë akuzuar për kryerje të veprave terroriste të dyshuarin për kryerjen e një sulmi me bombë në makinë, e cila e la të plagosur një shkrimtar të njohur nacionalist rus.

Shkrimtari, Zakhar Prilepin, një mbështetës i flaktë i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, theu të dyja këmbët në sulmin e 6 majit. Bashkëpunëtori i tij i ngushtë, i cili ishte në makinë me të, mbeti i vrarë.

Alexander Permyakov u akuzua për kryerjen e një “akti terrorist” dhe për posedimin e paligjshëm të eksplozivëve, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë më 8 maj. Një gjykatë në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë i shqiptoi atij masën e paraburgimit prej dy muajsh.

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka akuzuar Ukrainën dhe shtetet perëndimore që e mbështesin Ukrainën, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sulmin ndaj Prilepinit.

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës as nuk e kanë konfirmuar e as nuk e kanë mohuar përfshirjen në këtë rast. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se besonte se autoritetet ruse e organizuan sulmin.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë komente lidhur me këtë incident.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi burime të institucioneve të sigurisë të kenë thënë se i dyshuari ishte një “vendas i Ukrainës” me një dënim në të kaluarën për grabitje me dhunë.

Prilepin është figura e tretë e njohur pro-luftës në Ukrainë që u vu në shënjestër nga sulme me bomba që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026