Britania e Madhe: Rusia po tenton të rekrutojë emigrantët për luftën në Ukrainë

8 Maj 2023 | 20:59

Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se Rusia po rekruton punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për t’i ndihmuar forcave ruse në luftën kundër Ukrainës.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se rekrutuesit ushtarakë rusë “kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e imigrancionit”, për të shënjestruar punëtorët emigrantë që kanë ardhur nga Azia Qendrore në Rusi.

“Në zyrat e imigracionit, në mënyrë rutinore, personeli përpiqet të rekrutojë emigrantë,” tha ministria britanike në Twitter.

Ata madje u ofrojnë atyre “një rrugë të shpejtë drejt nënshtetësisë ruse, prej gjashtë muajsh deri në një vit, në vend të procedurës së zakonshme prej pesë vjetësh”.

Radio Evropa e Lirë më parë kishte raportuar se rekrutuesit i joshin punëtorët emigrantë duke u ofruar bonuse financiare me vlerë prej 2.390 dollarësh dhe paga deri në 4.160 dollarë në muaj.

Rekrutët ka të ngjarë të dërgohen për të luftuar në vijën e frontit, thanë ekspertët britanikë të inteligjencës, si pjesë e përpjekjes së Rusisë për ta përmbushur synimin për t’i bërë 400 mijë vullnetarë që luftojnë në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026