Gazmend Koduzi tregon abuzimin e qeverisë me dy tenderët e fundit për pandeminë

2 Dhjetor 2020 | 19:08

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria ka abuzuar edhe në ato pak fonde që ka vendosur në dispozicion për të përballuar pandeminë. Z. Koduzi tha se PD ka  ngritur shqetësim për keq menaxhimin e taksave që në mars, ku tenderët u bënë në mënyrë të përshpejtuar, por ai theksoi se abuzim ka pasur edhe në dy tenderët më të fundit.

“Janë dhe dy tenderë të tjerë që janë bërë për respiratorët dhe skanerët ku njëri prej tyre është fituar pothuajse me çmimin maksimal. Është bërë trend tashmë që fiton ai që ka ofertën më të lartë, pothuajse në 100% të fondit limit që ka buxheti. Institucionet përkatëse eliminojnë nga gara kompani që kanë ofertë më të ulta, çfarë bën të pamundur dhe një kursim të buxhetit të vendosur”, deklaroi z. Koduzi.

Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD tha se, gjatë vitit 2020 Shqipëria ka vendosur 20 milionë euro për përballimin e pandemisë dhe është vendi në rajon që ka vendosur më pak buxhet.

Nisur nga masat e fundit të Komitet Teknik të Ekspertëve, ai tha se ka munguar një analizë se çfarë ndikimi kanë pasur masat kufizuese pasi tre javë më parë kishte më pak raste dhe më pak të shtruar në spitale.

Shqetësues u shpreh z. Koduzi është fakti se aktualisht kemi një nivel mbi 30% të pozitivitetit në rastet e testuar, ku sipas OBSH-së pozitiviteti duhet të jetë jo më shumë se 5% që situata të jetë në kontroll.

Ai deklaroi se autoritetet po fshehin të dhënat reale për përfitim politik pasi në numrin e vdekjeve nuk përfshihen personat që ndërrojnë jetë në kushtet e shtëpisë apo edhe ata që shkojnë për mjekim jashtë vendin. Në numrin e vdekjeve tha z. Koduzi që raporton Ministria e Shëndetësisë janë vetëm pacientët që ndërrojnë jetë në spital dhe që kanë pasur tampon pozitiv.

“I vetmi plan është që të përdorin të dhënat për përfitim politik siç ndodhi me intervistën e Ramës për Forbes. Kemi më pak testime në rajon. Treguesi i vdekshmërisë për 1 milion banorë llogaritet vetëm mbi vdekjet në spitalet që kanë dalë pozitivë me tamponë”, tha ai.

Z. Koduzi në fund u shpreh se situata duhej menaxhuar më mirë duke rekomanduar izolim për zonat e kuqe ku ka më shumë raste si dhe mbyllje të bizneseve që janë kthyer në vatra të transmetimit. Ai bëri një parashikim të zymtë nisur nga raporti i fundit i OBSH ku thuhet se në Shqipëri ende nuk jemi në fazën e transmetim komunitar.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021