Zgjedhjet e 25 prillit, Agron Duka zbulon ‘planet’ organizative në kampin opozitar
Teksa koha kalon, partitë politike në Shqipëri kanë nisur të bëjnë llogaritë për garën elektorale të zgjedhjeve parlamentare më 25 prill. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në intervistë më gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania shpalosi pikëpamjet e partisë së tij.
Ai tha se opozita e bashkuar nuk ka marrë akoma një vendim për mënyrën se si do të kandidojnë, me një listë të përbashkët zgjedhore apo të ndarë. Qëllimi parësor i opozitës së bashkuar tha Duka është maksimalizimi i votës përballë mazhorancës.
“Nuk e kemi ndarë mendjen, sepse këtë ndryshimet e njëanshme kushtetuese na gjetën parapritur, edhe pse kanë kaluar dy muaj, por nuk janë shumë, sepse duhet bërë disa sondazhe dhe natyrisht ne jemi afër një marrëveshje me opozitën e bashkuar, sepse këtë rrugë kemi ndjekur sot e shtatë vjet. Ajo që në kemi si orientim është të maksimalizojmë votën. Mendoj se duke dalë së bashku me opozitën, me kodin e ri zgjedhor, duke prishur koalicionet klasike ndoshta do ishte rruga më e mirë”, tha ai.
Kreu i partisë Agrare komentoi draft-raportin paraprak të Komisionit të Venecias mbi ndryshimet e njëanshme kushtetuese të Kodit Zgjedhor, ndërsa tha se konkluzionet e këtij institucioni, janë qartësisht në disfavor për mazhorancën.
“Për mua nuk kishte surprizë. Nuk kam një shpresë që mund të kthehen koalicionet klasike. Megjithatë, e rëndësishme është se Venecia është shprehur se ndryshimet janë bërë të nxituara, por gjuha ka qenë diplomatike. Kjo shkon në favor të opozitës, sepse vërteton atë që kemi thënë vazhdimisht, dhe mendoj se është në disfavor të mazhorancës”, tha Duka.
Ai thotë se me kufizimet e Kodit të ri Zgjedhor, varianti më i mirë i opozitës është të garojë në zgjedhje me dy lista, LSI-ja të dalë më vete, dhe PD-ja të qëndrojë me aleatët.
“Në kushtet që jemi maksimizohet vota nëse gjendet gjuha e përbashkët se janë disa parti aleate, është ndarja në dy lista. Basha edhe në takim me ne, por edhe në media ka thënë se do të shikohet dalja në një listë. Kjo është shumë e vështirë. Kjo është shumë e ngushtë, që mund të gjejmë vend në një listë që mund të garojmë. Unë mendoj se dalja në dy lista, LSI më vete, dhe PD-ja me aleatët do ishte varianti më i mirë.
Nëse jo, ndoshta mund të dalim në tre lista. Dalja me një listë është e disfavorshme mendoj unë. Është opsion me dalë vetëm, por është vështirë me këtë kod të ri. Dalja vetëm të penalizon, sepse nuk ke as komisioner dhe as numërues. Varianti më i mirë është dalja me dy lista. Kontratat dhe negociatat ne i kemi bërë me Lulzim Bashën”, theksoi ai.
I pyetur nëse do të bashkëpunonte me kryeministrin në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Agrare Ambentailiste dhe këtë përgjigje: “Ramën e përjashtoj. Kam shtatë vjet, që jam në aleancën me PD. Ne jemi besnikë me njëri-tjetrin, dhe as nuk më ka shkuar mendja të kandidoj me lista të PS-së. Kurrë nuk mund të them se nuk jam me to, por nuk jam i indoktrinuar ideologjikisht dhe këtë e kam treguar me sjellje. Nuk jam se jam ndonjë i djathtë i thekur. Me Ramën personalisht jo”, shprehet Duka.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës