Vaksina në Shqipëri, jo para fundit të janarit
Sa shpejt mund ta marrë Shqipëria vaksinën për COVID-19? Sipas përllogaritjeve të emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania periudha më e arsyeshme është muaji shkurt.
Aleanca COVAX është mënyra e vetme që ka siguruar deri tani qeveria shqiptare për të garantuar vaksinën antiCovid për qytetarët.
Nga vaksinat kandidate që janë në fazat përfundimtare, aleanca COVAX ka në portofolin e saj ato që janë prodhuar nga AstraZeneca dhe Moderna.
Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për të vaksinuar 570 mijë persona të cilët përbëjnë 20% të popullsisë. Por para se vaksina të vijë ajo duhet të miratohet nga Agjencia Europiane e Mjeksisë (EMA).
Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të marrë vendim për miratimin e një vaksine para datës 29 dhjetor.
Në kushte normale, EMA shqyrton miratimin e ilaçeve brenda një periudhe 210 ditore, por organi rregullator më i lartë i BE për mjekësinë ka vendosur të aplikojë procedura të përshpejtuara në rastin e vaksinës anti-COVID.
Kjo do të thotë se në rastin më të herët, vaksina në Shqipëri nuk mund të vijë para mesit ose fundit të janarit, por më e arsyeshmja është muaji shkurt.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës